Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Dumnicë e Poshtme të Podujevës, pasi është zënë duke kultivuar bimë narkotike të llojit kanabis në një sipërfaqe prej 1 hektari, të kamufluara mes misrit.

Gjatë kontrollit në vendngjarje, njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një peshore të madhe, një sasi marihuane, tre shirita, një paketim foli dhe një substancë që dyshohet të jetë eksploziv i llojit TNT, i cili është marrë nga njësiti i deminimit.

Policia njoftoi se në total janë asgjësuar 1769 bimë narkotike.

I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.