1 muaj paraburgim për 3 të arrestuarit për aferën e vajit e grurit
Një ditë pasi u arrestuan nën dyshimin për keqpërdorim të rezervavev shtërore, biznesmeni Ridvan Muharremi, bashkë me dy zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Hafiz Garën drejtor i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave e Irfan Lipovica drejtor i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave dolën para Gjykatës. Pas më shumë se […]
Një ditë pasi u arrestuan nën dyshimin për keqpërdorim të rezervavev shtërore, biznesmeni Ridvan Muharremi, bashkë me dy zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Hafiz Garën drejtor i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave e Irfan Lipovica drejtor i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave dolën para Gjykatës.
Pas më shumë se tre orë sa zgjati seanca dëgjimore, trupi gjykues i Themelore në Prishtinë aprovoi kërkesën e Prokurorisë Speciale që të tre të arrestuarit të qëndrojnë në paraburgim për një muaj.
Lipovica dhe Gara dyshohen për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa Muharremi për “dhënie të ndihmës në kryerje të veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Mirëpo avokatët e tyre thonë se prokurroia nuk ka ofruar prova për verpat me të cilat ngarkohen klientët e tyre, duke theksuar se ata janë të pafajshëm.
E avokatët e dy zyrtarëve të Ministrisë, thanë se vendimin do e apelojnë tek shtuan se prokuroria nuk ka ofruar prova për veprat që dyshohen klientët e tyre.
Ata kanë shtuar se veprimet e zyrtarëve të ministrisë kanë qenë të ligjshme, cka sipas tyre do të dëshmohet gjatë procesit.
“Ka përfunduar seanca dëgjimore, Prokuroria e bëri kërkesën për caktim të paraburgimit. Mbi bazën që i ka kërkesë Kodi i Procedurës Penale. Sipas mbrojtjes, shikimit të provave e materialeve sipas ligjit, pas analizimit, pas analizimit të kërkesës, nuk ka kushte për caktim të paraburgimit, madje as për dyshimin e bazuar, e as nivelin e dyshimit të arsyeshëm. Drejtësia nuk bëhet tek portalet dhe as nuk bëhet nëpër studio televizive. Bëhet me njerëz që kryejnë shkollë e kanë përvojë të madhe. Këta 3 persona që po e presin vendimin janë të pafajshëm”, ka thënë Durim Osmani, avokat i Irfan Lipovicës.
“Ne gjithsesi do të apelojmë në shkallën dytë. Gjatë seancës Prokuroria në asnjë provë nuk mund të vërtetoje se i mbrojturi im ka kryer vepër penale. As më pak që ka një provë që mund të ekzistojnë për të pa tim që është krye një vepër penale. Tashmë presim të apelojmë në shkallën dytë dhe të presim vendim e shkallës së dytë”, ka thënë Bekim Kelani, avokat I Hafiz Garës.
Derisa, më shumë detaje ka dhënë avokati i Ridvan Muharremit.
Pas përfundimit të seancës, Mahmut Halimit, tha se klienti i tij është kontaktuar direkt nga ministrja Rozeta Hajdari, në mënyrë që t’ua gjejë ndonjë vend ku të blejnë vaj e grurë, dhe se ka raporte të mira me kryeministrin Kurti e zyrtarë të tjerë të kabinetit qeveritar.
“E ka angazhuar Ministria. Drejtpërdrejt ministrja Hajdari. E ka njohur si persona afarist, që ka traditë të gjatë, ka rreth të gjerë të miqve të vetë. Janë mysafir të cilët shkojnë në Restaurantin e tij. Ka një restaurant modest ku shërbehen ushqime tradicionale. Sjellje e shkëlqyer, pritje, nuk ka shkuar vetëm Kurti e ministrat. Por plot ambasadorë”, ka thënë Mahmut Halimi, avokat i Ridvan Muharremit.
Në orët e hershme të mëngjesit të së premtës një bastisje disa orëshe në ambientet e ministrisë së Industrisë, e disa prona të tjera ka bërë që në pranga të bien të tre të lartcekurit pasi autoritetet dyshojnë se në kundërshtim me procedurat ligjore, sasi e madhe e miellit dhe vajit është paguar pa u pranuar produktet.















