1 qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, organizohen disa aktivitete

Sot 1 qershori – Dita ndërkombëtare e Fëmijëve do të shënohet me disa aktivitete në Kosovë.

Duke filluar nga ora 10:00, Komuna e Prishtinës do të mbajë seancë solemne.

Po ashtu me këtë rast, komuna do të organizojë aktivitete të ndryshme për fëmijë, si ngjyrosje të fytyrës, maskota, shpërndarje të balonave e vëzhgim i dielllit nga Klubi i Astronomisë.

Ndërsa në ora 11:00, Save the Children Kosova në partneritet me Komunën e Prishtinës, Ambasadën Gjermane në Kosovë, organizojnë ngjarjen festive e edukative për fëmijë.

Para Teatrit Kombëtar, në ora 12:00, Grupi i Studentëve të Fakultetit të Edukimit, UP, organizon një manifestim paqësor me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve, në përkujtim të 1432 fëmijëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë.

Në Sheshet “Skënderbeu”, “Nënë Tereza” dhe “Zahir Pajaziti” në Prishtinë nga ora 12:00 do të Mbahet Parada e Fëmijëve.

Po ashtu në ora 13:00 do të mbahet Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve.

Me këtë rast do të lansohet Platforma për të Drejtat e Fëmijëve, aprovohet Raporti shtetëror për zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës, si dhe do të diskutohet për jetësimin e të drejtave të fëmijëve.

E nga ora 13:00 deri në ora 16:30, në Prishtinë do mbahet koncert me këngë, vallëzim e balet, në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Fëmijëve në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Po ashtu edhe në Ferizaj do të ketë aktivitete për fëmijët e ato do organizohen nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika