1 rast i ri me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 44 testime në total, kanë rezultuar me 1 rast të ri me COVID-19 përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Nga COVID-19 janë shëruar 3 persona ndërkaq nuk është shënuar asnjë vdekje. Raste aktive mbeten 1o persona ndërsa brenda 24-orëve të fundit nuk është vaksinuar asnjë qytetar. Me […]
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 44 testime në total, kanë rezultuar me 1 rast të ri me COVID-19 përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Nga COVID-19 janë shëruar 3 persona ndërkaq nuk është shënuar asnjë vdekje.
Raste aktive mbeten 1o persona ndërsa brenda 24-orëve të fundit nuk është vaksinuar asnjë qytetar.

Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 904 mijë e 449 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 883 të tjerë, me dozën e tretë janë vaksinuar 105 mijë e 338 të tjerë dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 854 të tjerë.
Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen ngase ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve të reja me COVID-19, dhe vaksinimi sipas MSH-së, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infektimin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.















