1 vjetori i planit franko-gjerman, Kurti me kërkesë ndaj ShBA e BE-së

Në vjetorin e prezantimit të planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nga ndërkombëtarët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Serbia është pajtuar me versionin përfundimtar të Marrëveshjes Bazike, të arritur në Bruksel më 27 shkurt të këtij viti, por tani po përpiqet ta minojë atë. Kurti ka bërë një kërkesë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe aleatëve të tjera që të bëjnë thirrje ndaj Serbisë që të përmbushë detyrimet e saj në kuadër të kësaj marrëveshjeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Në një vjetorin e prezantimit të planit franko-gjerman nga ndërkombëtarët kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se Serbia edhe ka rënë dakord me versionin përfundimtar të Marrëveshjes Bazike, të arritur në Bruksel më 27 shkurt të këtij viti, “por tani kërkon ta minojë”.

E për këtë Kurti ka bërë një kërkesë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe aleatëve të tjera që t’i bëjnë thirrje Serbisë që të përmbushë detyrimet e saj.

“1 vit më parë, BE-ja me lidershipin e Francës dhe Gjermansië na prezantoi një projekt-traktat për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Serbia ra dakord me versionin përfundimtar më 27 shkurt, por tani kërkon ta minojë atë. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tjerë duhet ta nxisin Serbinë që të përmbushë detyrimet e saj të traktatit – plotësisht dhe pa kushte”, ka shkruar Kurti në Facebook.

 

Ndërkaq, sa i përket dakordimit me 27 shkurt, zëvendëskryeministri, Besnik Bsilimi, gjatë ditës së shtunë për median serbe ”Danas” ka thënë se Kosova atë ditë ka bërë një lëshim të madhe, pasi njohja formale nuk ishte aty.

“Serbia është pajtuar me tekstin e Marrëveshjes dhe zbatimi i plotë i saj na çon në një situatë të re dhe më stabile se sa kemi tani. Me Marrëveshjen Bazike (27 shkurt) Serbia është pajtuar që ta trajtojë Kosovën si një anëtare të barabartë sovrane, ka njohur integritetin tonë territorial, ka rënë dakord të mbajë marrëdhënie normale si me të gjithë fqinjët e tjerë dhe të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ne e kuptojmë se njohja formale nuk është aty dhe ky ishte një lëshim i madh i Kosovës. Është e rëndësishme që ne të ndërtojmë marrëdhënie të qëndrueshme si anëtarë të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Bislimi.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

Të fundit nga rubrika