10 ditë nga vërshimet në Pejë, 260 familje dorëzojnë kërkesat për dëme

Kanë kaluar dhjetë ditë prej kur qyteti i Pejës është prekur nga vërshimet, që preku më së rëndi 5 lagje të tij e ku mbetën të vdekur dy opersona. Dhjetë ditë pas, janë 260 kërkesa që janë dorëzuar në Komunën e Pejës për dëmet që janë shkaktuar ndërsa për kompensimin eventual të dëmeve, nga komuna thonë se presin ndihmë edhe nga Qeveria

Orendi e pajisje të shumta shtëpiake janë para dhjetëra shtëpive në Pejë, e të njëjta do të përfundojnë në ndonjë prej deponive të bërllogut.

Ato u bënë të papërdorshme nga vërshimet që prekën më rëndë 5 lagje të Pejës, që rezultuan edhe me viktima.

Një prej banorëve të lagjes “Azem Bejta”, Sadri Raci që mbeti pothuajse pa shtëpi natën e 24 qershorit, tha të mos e ketë përjetuar një ndodhi të tillë ndonjëherë.

Banori Sadri Raci ka thënë se “Uji në shtepin time ka arrit deri në dy metra dhe ka ardhë shumë shpejtë, për këto 72 vite nuk e maj mend këtë tragjedi, ka qenë rruga e pakalushme e kanë rregullu pak sa me dal me kerre”.

Gjendja nga një lagje në tjetrën, dallon pak.

Pothuajse të gjitha kanë të njëjtat probleme, shtepit e demtuara e rrugët pothuajse të pakalueshme.

Megjihtatë, optimiste shfaqet kryetarja e Bashkësisë Lokale “2 Korriku” në Pejë, Valbona Avdijaj, që pret që gjërat të rregullohen brenda pak ditësh.

Valbona Avdijaj, kryetare e Bashkësisë Lokale “2 korriku”, në Pejë ka thënë se “ Po jonë hala disa pjesë që sot janë tu u rregullu siq është kanalizimi në disa rrugë, është edhe pjesa e ujsjellësit që ka mbet dikun dikun po besojm që gjatë ditëve do të përfundojnë të gjitha”.

E për disa nga ata që mbeten pa kulm mbi kokë është përkujdesur Komuna e Pejës që ti strehojë por ka dhe familje që tashmë kanë bërë zgjidhje vet.

Në këtë komunë ka filluar edhe pranimi i kërkesave për dëme, para se të vazhdojnë me procedurat e tjera para kompensimit eventual.

Agron Nikçi, drejtor për Punë Komunale dhe Shërbime Publike ka thënë se “Sipas informatave janë 260 kerkesa deri tash dhe janë duke u verifiku ato kerkesa pastaj të dalim më plotësim të formularve dhe të dergojm në ministrinë përkatëse për kompensim. Janë tetë shtepi në një lagje të cilat janë të pabanushme dhe disa kanë bërë zgjidhje vet për banim e disa ju ka bërë komuna vet zgjidhje, por përmes komisionit po I bëjmë të gjitha verifikimet”.

“Asllan Qeshma”, “7 shtatori”, lagjia “Fidanishtja”, “Xhemajl Kada”, e “Rrokaqeji”, janë pesë lagjet e Komunës së Pejës të cilat më së shumti u preken nga vërshimet e javës së fundit të qershorit.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika