10 fëmijë presin për adoptim, 120 familje të interesuara

Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të adoptojnë fëmijë është sa katërfishi i numrit të fëmijëve pa përkujdesje. Një dokument i Ministrisë së Drejtësisë i cili parasheh funksionimin e panelit që shqyrton rastet e adoptimit, mbetet në konsultim publik

Së paku 10 është numri i fëmijëve në Kosovë që presin të adoptohen e të bëhen me familje.

Por shumëfishë më i madh është numri i familjeve që janë të gatshme të adoptojnë.

Përderisa, akoma në konsultim publik deri kah fundi i këtij muaji mbetet rregullorja e Ministrisë së Drejtësisë për funksionimin e panelit për adoptim të fëmijëve.

Përveç brenda Kosovës, ky panel trajton edhe kërkesat për adoptim nga jashtë, thotë këshilltarja në këtë institucion të drejtësisë, Vlora Limani-Hajnuni.

“Ka për obligim dhe për detyrë, të shqyrtojë të gjitha lëndët e adoptimit, qoftë të familjeve që janë të gatshëm për adoptim qoftë të fëmijëve që kanë nevojë të adoptohen. Ky panel shqyrton të gjitha lëndët e adoptmit qoftë vendore qoftë ndërkombëtare,” u shpreh Këshilltarja në MD, Vlora Limani Hajnuni.

Vlora Limani Hajnuni

Sipas dokumentit, për të gjitha kërkesat pro ose kundër adoptimit, do të vendosin 5 persona, që duhet të vijnë nga institucione të caktuara, përfshirë shoqërinë civile.

“Paneli për Adoptim emërohet me vendim të Ministrit të Drejtësisë, dhe përbëhet nga pesë anëtarëve, si në vijim: Tre përfaqësues nga Departamenti përkatës për Politikat e Shërbimeve Sociale dhe Familjare, një përfaqësues nga Qendrat për Punë Sociale dhe një përfaqësues nga Organizatat Joqeveritare,” thuhet në projekt rregulloren për funksionimin e panelit për adpotim.

Paneli në fjalë do të ketë kompetenca të mëdha, me mundësi që të largojë një familje e cila potencialisht mund të bëhej adoptuese, për disa arsye.

“Paneli jep mendim për largimin nga regjistri të familjes së mundshme për adoptim, e cila pa arsye dhe argumente të bazuara, e refuzon fëmijën që i është propozuar për adoptim. Paneli mund t’ua marr përparësinë në Regjistër familjes së mundshme për adoptim vendor, e cila refuzon fëmijën që iu është propozuar për adoptim”.

Për adoptimin e fëmijëve, sipas ligjit, fillimisht kanë përparësi anëtarët e familjes biologjike, e pastaj qytetarët brenda, Kosovës përderisa duhet përmbushur edhe një sërë kriteresh tjera.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika