10 mijë të zhdukur pas përmbytjeve në Libi

Të paktën 700 viktima të përmbytjeve shkatërruese në Libi janë varrosur dhe 10,000 njerëz janë raportuar të zhdukur, ndërsa ekipet e shpëtimit përpiqen të nxjerrin trupat

Makinat e dëmtuara shihen pas një stuhie të fuqishme dhe reshje të dendura shiu që goditën, në Al Bayda, Libi, 11 shtator 2023.

Dhjetë mijë njerëz janë të zhdukur pas përmbytjeve të paprecedentë në Libi, tha të martën Kryqi i Kuq, pasi shkalla e dëmtimit në Derna, qyteti port ku dy diga shpërthyen gjatë fundjavës, u bë më e qartë.

Tamer Ramadan, i dërguari i Libisë për Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, e dha shifrën në një konferencë të OKB-së në Gjenevë, duke e përshkruar numrin e të vdekurve si “të madh”.

Ministri i Shëndetësisë në administratën që kontrollon lindjen e Libisë ka deklaruar se më shumë se 3,000 njerëz ishin konfirmuar të vdekur.

“Numri i personave të zhdukur është në mijëra dhe numri i të vdekurve pritet të arrijë në 10,000”,ka thënë Othman Abdel Jalil për kanalin televiziv Al-Massar.

Lagje të tëra janë larë në Derna. Më shumë se 700 trupa janë grumbulluar në varreza në pritje për t’u identifikuar, dhe zyrtarët lokalë të shëndetësisë thanë se rreth 5,000 njerëz ishin të zhdukur.

“Situata në qytetin e Dernës po bëhet më tragjike dhe nuk ka statistika përfundimtare për numrin e viktimave,” ka thënë Jalil duke shtuar se shumë lagje ishin të paarritshme.

Hichem Chkiouat, ministri i aviacionit civil, ka thënë se situata në Derna ishte katastrofike.

“Trupat janë të shtrirë kudo – në det, në lugina, nën ndërtesa”, ka deklruar Chkiouat për Reuters me telefon pas një vizite në qytet.

“Nuk e ekzagjeroj kur them se 25% e qytetit është zhdukur. Shumë, shumë ndërtesa janë shembur.”

Numri përfundimtar do të ishte “vërtet, vërtet i madh”, ka shtuar ai, raporton “The Guardian”.

Qytetarët e dëshpëruar po bënin apel në rrjetet sociale për informacion për të afërmit e zhdukur. Shumë ishin të zemëruar me ritmin e ngadaltë të përpjekjeve të ndihmës dhe hetimet po fillonin rreth paralajmërimeve të dhëna më parë se digat e Wadi të qytetit kishin nevojë për rindërtim.

Një raport i vitit 2022 në një revistë akademike kishte paralajmëruar se nëse përsëritej një përmbytje e barabartë me një në vitin 1959, “do të kishte të ngjarë të shkaktonte shembjen e njërës prej dy digave, duke i bërë banorët e luginës dhe qytetit të Dernës të cenueshëm për shkak të rrezik të lartë përmbytjeje”.

Libia e pasur me naftë është shkatërruar nga luftimet politike, korrupsioni dhe ndërhyrjet e jashtme që nga një kryengritje e vitit 2011 që përmbysi dhe më vonë çoi në vdekjen e sundimtarit të gjatë Muammar Gaddafi.

Përpjekjet prej një dekade për të formuar një qeveri të unifikuar funksionale kanë dështuar dhe në vend të kësaj dy qeveri rivale të mbështetura nga milicitë e tyre janë të vendosura në Tripoli në perëndim dhe Tobruk në lindje.

Investimet në rrugë dhe shërbime publike janë pakësuar dhe ka pasur një rregullim minimal të ndërtesave private.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika