10 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bëhet e ditur se nga 687 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 687 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Të shtunën janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 597.

Ndërsa në total numri i rasteve aktive është 403.

Në 24 orët e fundit, janë dhënë 211 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë një milion e 826 mijë e 987 doza të vaksinës.

Deri më sot, 822 mijë e 309 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërsa doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19, deri më sot, janë dhënë, gjithsej, 101 mijë e 960.

May be an image of text that says "COVID19 BASHKE IA DALIM! Tẽ vaksinuar brenda 24 orève 211 Të vaksinuar me nje doze Doza tẽ administruara nẽ total REPUBLIKA KOSOVES MINISTRIA MINISTRIAESHENDETESISE SHENDETESISE PERDITÄSIMI FUNDIT 07 MAJ, 2022 902.538 1.826.987 Tẽ vaksinuar me dy doza Testime brenda 24 orève 822.309 Doza tẽ treta/perforcuese 687 101.960 Raste pozitive Vdekje 10 Pozitiviteti i rasteve Tẽ shèruar 1.45% 13 Raste aktive 403"

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika