Të paktën 10 persona janë plagosur si pasojë e sulmeve ukrainase gjatë natës në rajonin e Moskës, raportojnë autoritetet ruse.
Guvernatori i rajonit të Moskës, Andrei Vorobyov, bëri të ditur se shtatë persona, përfshirë tre shtetas kinezë, u plagosën gjatë një sulmi me dronë në qytetin Domodedovo, pranë një prej aeroporteve kryesore të Moskës.
Sipas kryetares së Domodedovos, Yevgeniya Khrustaleva, nga sulmi është shkaktuar zjarr në një park industrial, ndërsa është dëmtuar edhe një ndërtesë banimi.
Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se forcat ukrainase kanë goditur objekte logjistike dhe një depo nafte në rajonin e kryeqytetit rus.
“Masat tona me rreze të gjatë kanë dhënë rezultate kundër objekteve logjistike dhe një depoje nafte. Objektivat ishin më shumë se 400 kilometra larg kufirit tonë. Gjithashtu, janë goditur dy cisterna të flotës së fshehtë dhe katër anije transporti në Detin e Zi”, deklaroi Zelensky, raporton The Guardian.
Ai shtoi se Ukraina po i përgjigjet sulmeve ruse ndaj qyteteve dhe komuniteteve të saj, duke theksuar se lufta duhet të përfundojë përmes rritjes së presionit ndaj Rusisë.