100 ditë luftë në Ukrainë

E premtja shënon ditën e 100-të, të luftës së Vladimir Putin në Ukrainë. Kjo është mënyra se si 'operacioni ushtarak special' i presidentit rus evoluoi në një luftë të përgjakshme rrënimi

Një fotografi e presidentit rus Vladimir Putin varet në një zonë praktike në Lviv në Ukrainën perëndimore, të enjten, 17 mars 2022. Foto nga AP

Pas disa muajsh paralajmërimesh dhe kërcënimesh të shumta se po planifikonte një pushtim të Ukrainës, presidenti rus, Vladimir Putin, kishte njoftuar më 24 shkurt se kishte nisur një “operacion special ushtarak” për “çmilitarizimin dhe denazifikimin” e Ukrainës.

Analistët perëndimorë prisnin një pushtim të shpejtë rus të Ukrainës dhe sipas tyre, thuhet se ka pasur vërtet përpjekje nga Rusia për ta shënjestruar drejtpërdrejt presidentin ukrainas, Volodomyr Zelensky, ndoshta në mënyrë që ta zëvendësojë qeverinë e tij me një tjetër që i nënshtrohet vullnetit të Moskës.

Mirëpo, nëse Putini priste një luftë të shpejtë dhe të lehtë me pak përballje ukrainase ose ndërkombëtare – sikurse kishte ndodhur kur kishte pushtuar Krimenë në vitin 2014 – kësaj radhe ka mbetur i zhgënjyer, shkruan The Guardian.

Lufta ka rezultuar me sanksione kundër Rusisë, aplikime për anëtarësim në NATO nga Suedia dhe Finlanda, dhe me rritje çmimesh të karburanteve dhe ushqimeve në vendet me mijëra kilometra larg zonës së konfliktit.

Më dy qershor, janë bërë  100 ditë të invazionit rus në Ukrainë.

Shkatërrimi nga bombardimet, Foto AP

The Guardian ka sjellë disa nga zhvillimet më të fundit rreth këtij invazioni.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i dërgojnë Ukrainës katër sisteme raketore të sofistikuara me rreze të mesme dhe municione për ta ndihmuar në përpjekjen e saj për ta penguar përparimin rus në rajonin e Donbasit, trasmeton Portali D.

Sistemet e raketave janë pjesë e një kësti të ri prej 700 milionë dollarësh të asistencës së sigurisë që përfshin gjithashtu helikopterë, sisteme armësh antitank Javelin, radarë, automjete taktike, pjesë këmbimi dhe më shumë.

Do të duhen të paktën tri javë për t’i dërguar armët precize dhe trupat e trajnuara në fushën e betejës, ka thënë Pentagoni.

Ukrainasit grumbullohen nën një urë të shkatërruar ndërsa përpiqen të ikin duke kaluar lumin Irpin në periferi të Kievit, Ukrainë, të shtunën, 5 mars 2022. Foto nga AP

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, është shprehur se furnizimi me sisteme raketore të avancuara të SHBA-së në Ukrainë rrit rrezikun që një “vend i tretë” të futet në konflikt.

Zëvendësi i Lavrov, Sergei Ryabkov, ka thënë se Moska e shikon ndihmën ushtarake të SHBA-së për Ukrainën “jashtëzakonisht në mënyrë negative” dhe se kjo do ta rriste rrezikun e një konfrontimi të drejtpërdrejtë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar se besojnë se Shtetet e Bashkuara “me qëllim po i hedhin benzinë zjarrit”.

Shkatërrimi nga bombardimet, Foto AP

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se Ukraina ka dhënë “garanci” se nuk do t’i përdorë sistemet e armëve me rreze të gjatë të ofruara nga Washingtoni kundër objektivave në territorin rus.

Sipas Politico, pas njoftimit të presidentit amerikan, Joe Biden, Britania e Madhe thuhet se i ka kërkuar SHBA-së ta nënshkruajë një plan për të dërguar sisteme të avancuara raketash me rreze të mesme veprimi në Ukrainë brenda disa javësh.

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, foli me Biden për transferimin e sistemeve të raketave të shumta M270 të prodhuara në SHBA, i cili do të pasohet nga një diskutim midis sekretares së tij të jashtme, Liz Truss dhe Blinken të enjten.

Mjetet e blinduara ruse të shkatërruara qëndrojnë boshe në periferi të Kievit, Ukrainë, të enjten, 31 mars 2022. Foto nga AP

Sipas guvernatorit rajonal të Luhansk, forcat ruse tani kontrollojnë më shumë se dy të tretat e qytetit kyç lindor të Ukrainës, Sievierodonetsk.

“Fatkeqësisht, sot, trupat ruse kontrollojnë pjesën më të madhe të qytetit”, ka thënë Serhiy Gaidai, duke shtuar se një numër civilësh po strehohen nga bombardimet ruse nën një fabrikë kimike.

Humbja e pritshme e Sievierodonetsk, qyteti më i madh që mbahet ende nga Kievi në rajonin e Luhanskut, “nuk ka gjasa të jetë thelbi” i fushatës së Donbasit të Rusisë, është shprehur një zyrtar perëndimor.

Njerëzit e vrarë si pasojë e luftës, Foto AP

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka pranuar se forcat e Kievit aktualisht po pësojnë deri në 100 viktima dhe 500 të plagosur çdo ditë.

Situata më e vështirë është në lindje të Ukrainës dhe në jug të Donetskut dhe Luhanskut, shtoi Zelensky në një intervistë për kanalin televiziv amerikan Newsmax.

Zyrtarët perëndimorë kanë thënë se vlerësimi nga ana Ukrainës që po humb 60 deri në 100 trupa në ditë është “shumë i besueshëm”.

Kremlini zyrtar ka deklaruar se e ka përfunduar testimin e raketës së saj hipersonike të lundrimit Zircon dhe do ta vendosë atë para fundit të vitit në një fregatë të re të Flotës së saj Veriore.

Presidenti Putin e ka përshkruar Zircon si pjesë e një gjenerate të re të sistemeve të armëve të pakrahasueshme, që udhëton me nëntë herë shpejtësinë e zërit.

Trupat ruse janë akuzuar për kryerjen e akteve të torturës kundër banorëve në rajonin Kherson të kontrolluar nga Rusia në Ukrainën jugore.

Danimarka ka votuar me shumicë dërrmuese për t’iu bashkuar politikës së përbashkët të mbrojtjes të BE-së, duke u bërë e fundit nga anëtarët e bllokut të BE-së.

Trupat vendosen në një varr masiv në periferi të Mariupol, Ukrainë, të mërkurën, 9 mars 2022. Foto nga AP

Referendumi i të mërkurës, në të cilin votuesit mbështetën propozimin e qeverisë me 66.9 për qind kundrejt 33.1 për qind, pasoi pas aplikimeve historike nga fqinjët nordikë më parë të paangazhuar të Danimarkës, Finlandës dhe Suedisë, për t’u bashkuar me NATO-n muajin e kaluar.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka theksuar se do ta thërrasë një takim në Bruksel në ditët në vijim me zyrtarë të lartë nga Suedia, Finlanda dhe Turqia për ta diskutuar kundërshtimin e Turqisë ndaj anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në aleancë.

Blinken ka potencuar se kishte një “konsensus të fortë brenda NATO-s, gjerësisht, për ta mbështetur pranimin e shpejtë të Suedisë dhe Finlandës” në NATO dhe ishte i bindur se kjo do të ndodhte.

Shija e redaktorit

Garuesit e FSK-së zënë dy vendet e para në garën...

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Të fundit nga rubrika