100 mijë euro keqpërdorim me tenderë, Policia arreston dy persona

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e dy personave pasi thuhet se kanë bërë keqpërdorim me tenderë nga Institucionet, në vlerën prej 100 mijë eurosh

Ilustrim

Policia e Kosovës bazuar në autorizimet ligjore dhe në koordinim me autoritetet e drejtësisë ka ndërmarr veprime të nevojshme, nën dyshimet se gjatë vitit 2021, pronari dhe i autorizuari i një biznesi kanë përfituar tender nga Institucionet pa i plotësuar kriteret.

Sipas njoftimit të Policisë, pas veprimeve hetimore është vërtetuar se të dyshuarit kanë paraqitur si referenca në dosjet e tenderëve në vitin 2021, referenca të cilat nuk i kanë fare të deklaruar qarkullimin në Administratën Tatimore të Kosovës dhe qarkullimin Bankar të Falsifikuar në një bankë, vlera e tenderëve të fituar sillet rreth 100,000.00 euro (një qind mijë euro).

“Të enjten e 12 majit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, respektivisht sektorin e financave, janë paraqitur për intervistim në cilësinë e të dyshuarve personat me iniciale (S.D. dhe A.D.) nën dyshimin për vepër penale: “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, sipas kodit penal të RKS-së”, thuhet në njoftim.

Pas përfundimit të intervistimit është njoftuar prokurori i rastit dhe me vendim të tij, të dyshuarit e sipërshënuar me iniciale vendoset të dërgohen në Qendër të Mbajtjes.

I dyshuari (A. D.) është dërguar ne Qendrën e Mbajtjes, ndërsa i dyshuari (S. D.) me rekomandim të mjekëve dhe në konsultim me Prokurorin e rastit për shkaqe shëndetësorë dërgohet për trajtim në përkujdesje mjekësore në sigurim të Policisë.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika