100 nxënës nga e gjithë Kosova përfitues të bursës për shkollim në UBT International Smart Schools

Njëqind nxënës nga komuna të ndryshme të Kosovës janë përzgjedhur përfitues të bursave të shkollimit në UBT International Smart Schools, pas pjesëmarrjes së suksesshme në edicionin e sivjetmë të Testit Provues të Arritshmërisë.

Përmes bursave të fituara, nxënësit do të kenë mundësinë të vazhdojnë rrugëtimin e tyre arsimor në një mjedis modern dhe inovativ, duke zhvilluar njohuri dhe aftësi të nevojshme për të ardhmen akademike dhe profesionale.

Themeluesi dhe Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, tha se ndarja e këtyre bursave dëshmon përkushtimin e UBT International Smart Schools për të mbështetur të rinjtë dhe për t’u krijuar atyre mundësi të reja për zhvillim akademik e profesional.

“Kjo është një dëshmi e qartë e mbështetjes që UBT po i jep të rinjve të Kosovës dhe rajonit. Fakti që në mesin e përfituesve kemi nxënës nga e gjithë Kosova, e bën këtë nismë edhe më të veçantë. Fokusi ynë është që të mbështesim talentet e reja dhe t’i përgatisim ata me njohuri dhe aftësi profesionale për fushat që do të përcaktojnë të ardhmen”, tha Rektori Hajrizi.

Bursat përfaqësojnë një investim në talentin, potencialin dhe të ardhmen e të rinjve. Përfituesit kanë zgjedhur ndërmjet drejtimeve moderne dhe të orientuara drejt kërkesave të së ardhmes, duke u përgatitur për një treg pune ku teknologjia, inovacioni, shkencat, shëndetësia dhe aftësitë digjitale po marrin gjithnjë e më shumë rëndësi.

Bëhu pjesë e UBT International Smart Schools, duke aplikuar në këtë link: APLIKIMI ONLINE