1000 fëmijë me kancer zbulohen çdo ditë në botë, 20% vdesin

Çdo ditë më shumë se 1000 fëmijë në mbarë botën diagnostikohen me kancer. Sëmundjet tumorale janë të parandalueshëm por kapja në kohë është vendimtare në trajtimin e saj.

OBSH deklaron se normat e mbijetesës tejkalojnë 90% në vendet me të ardhura të larta në një kohë që në vendet me të ardhura të ulëta 1 në 3 fëmijë mbijeton.

Për ekspertët e shëndetësisë botërore kjo pabarazi tronditëse ekziston edhe brenda rajonit evropian të OBSH ku 20% e fëmijëve me kancer vdesin.

Shqipëria është ndër vendet me vdekshmërinë më të lartë të fëmijëve nga kanceri. Sipas të dhënave të OBSH vendi ynë renditet i 6 mes 48 shteteve europiane, ku vdekshmëria tek fëmijët është 3,8 për 100 mijë banorë, shifër kjo më e lartë se mesatarja europianë, që është 2.4 për 100 mijë banorë.

Ekspertët vlerësojnë se shumica e kancereve të fëmijërisë janë agresive, që do të thotë se vendosja e një diagnoze dhe fillimi i trajtimit sa më shpejt janë faktorët më të rëndësishëm për mbijetesën./Euronewsalbania

Shija e redaktorit

Nënshkruhet Deklarata për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në Tiranë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes që thekson angazhimin e tri shteteve për forcimin...

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Të fundit nga rubrika