107 persona u ndaluan në tre muaj nga Prokuroria e Pejës

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se gjatë periudhës janar–mars 2026 janë ndaluar gjithsej 107 persona për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit, ndalimet janë bërë nga Departamenti për Krime të Rënda, Departamenti i Përgjithshëm dhe ai për të Mitur, ku prokurorët e shtetit kanë urdhëruar ndalimin e të dyshuarve për 48 orë, në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Mesatarisht, gjatë këtij tre-mujori, janë ndaluar rreth 36 persona në muaj.

Prokuroria Themelore në Pejë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe ndjekjen e të gjithë personave që bien ndesh me ligjin, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Shija e redaktorit

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Të fundit nga rubrika