11 nxënës nga Prishtina helmohen në Mitrovicë
11 nxënës të shkollës fillore të premten janë helmuar në qytetin e Mitrovicës, ku edhe kishin shkuar për ekskursion. Sipas Drejtoreshës së Spitalit të Mitrovicës Luljeta Zhubi, dyshohet se ata janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në një nga restorantet e Mitrovicës. Zhubi ka bërë të ditur, se pas trajtimit në Spitalin e Mitrovicës, të […]
11 nxënës të shkollës fillore të premten janë helmuar në qytetin e Mitrovicës, ku edhe kishin shkuar për ekskursion.
Sipas Drejtoreshës së Spitalit të Mitrovicës Luljeta Zhubi, dyshohet se ata janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në një nga restorantet e Mitrovicës.
Zhubi ka bërë të ditur, se pas trajtimit në Spitalin e Mitrovicës, të 11 nxënësit janë liruar për në shtëpi.
“Kanë kërkuar ndihmë 11 nxënës të cilët kanë qenë në eskursion, të cilët kanë konsumuar një ushqim në një restorant në Mitrovicë, pas konsumimit të ushqimit kanë pasur marramendje dhe turbullira e të vjella edhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore. E kanë marrë ndihmën kanë pasur parametra normal. Gjendja e tyre nuk ka qenë e acaruar, janë liruar në shtëpi pasi janë trajtuar në spital”, ka thënë ajo.
Tutje, Zhubi ka shtuar se janë marrë mostrat nga pacientët e helmuar dhe ditëve në vijim do të vërtetohet se a janë helmuar nga ushqimi apo nga diçka tjetër.















