11 persona humbën jetën nga zjarri në një shkollë për të verbërit në Afrikën Lindore

Një shpërthim zjarri ka ndodhur në një shkollë me konvikt në periferi të kryeqytetit të Ugandës, Kampala, shpërthim ky i cili ka vrarë 11 njerëz, përfshirë edhe fëmijë

Të afërmit dhe fshatarë të tjerë presin pranë skenës së zjarrit në Shkollën Salama për të Verbërit në fshatin Luga, rrethi Mukono, Ugandë E martë, 25 tetor 2022.





Një zjarr shpërtheu në një shkollë me konvikt në një komunitet rural jashtë kryeqytetit të Ugandës, Kampala, në Afrikën Lindore, ku ka vrarë 11 njerëz, përfshirë fëmijë.

Këtë e ka bërë të ditur një zyrtar i policisë të martën, Luke Owoyesigire, i cili ka thënë se incidenti gjatë natës ndodhi në një shkollë për të verbërit në rrethin e Mukono, duke mos ofruar më shumë detaje.

Në një deklaratë, policia ka thënë se gjashtë persona të tjerë u shtruan në spital në gjendje kritike.

Po ashtu, sipas tyre, ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi zjarrin në shkollën për të verbëritë Salama.

Fatuma Ndisaba, një zyrtare e lartë në Mukono, i ka thënë transmetuesit lokal NTV se viktimat, duke përfshirë fëmijë të moshës 7 dhe 10 vjeç, u dogjën duke e bërë të pamundshme identifikimin e tyre.

Një oficer mjeko-ligjor kalon pranë një konvikti të djegur në skenën e zjarrit në Shkollën Salama për të Verbërit në fshatin Luga, rrethi Mukono, Ugandë. E martë, 25 tetor 2022.

Me mbështetjen e familjeve, ajo ka thënë, trupat e viktimave do të identifikohen përmes hetimeve të ADN-së, raporton AP.

Incidentet e zjarrit në shkolla kanë qenë një shkak shqetësimi për zyrtarët e arsimit në vendin e Afrikës Lindore, ku klasat dhe konviktet shpesh janë të mbushura me njerëz.

Zakonisht nuk ka pajisje zjarrfikëse në vend, dhe zyrtarët ndonjëherë fajësojnë incidentet për lidhjet e dobëta me elektricitet.

Një nënë e njërit prej fëmijëve qan në skenën e zjarrit, në Shkollën Salama për të Verbërit në fshatin Luga, rrethi Mukono, Ugandë. E martë, 25 tetor 2022.

Dy konvikte në një shkollë me konvikt të njohur në Kampala u shkatërruan në incidente të veçanta në vitin 2020. Askush nuk u lëndua.

Në vitin 2008, 19 nxënës të shkollave fillore u vranë në një shpërthim zjarri gjatë natës në një shkollë me konvikt.





Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika