Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë(IKShPK) ka njoftuar se të dielën e 15 janarit, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Derisa 12 raste janë konfirmuar si të shëruara, 65 tjera janë konfirmuar si raste aktuale.

IKShPK njofton se asnjë qytetar nuk ka vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit gjersa janë kryer dhe 90 testime tjera.

Tutje njoftohet se një qytetar është hospitalizuar në 24 orët e fundit.

Njoftimi i IKPShPK-së