11 të plagosur në një shkollë në Turqi, ndalohet një 15-vjeçar

Njëmbëdhjetë persona, të gjithë nxënës, janë plagosur në një sulm me armë zjarri pranë një shkolle të mesme në provincën Manisa, në perëndim të Turqisë.

Dy prej tyre ndodhen në gjendje kritike, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Ngjarja ndodhi të martën në mëngjes pranë shkollës profesionale dhe teknike “Inci Uzmez” në Manisa. Sipas autoriteteve, sulmuesi hapi zjarr dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Policia ka ndaluar një 15-vjeçar, i cili dyshohet se është nxënës i kësaj shkolle. Në pamjet e kamerave të sigurisë, i dyshuari shihet duke ecur nëpër rrugë të zbrazëta, ndërsa kontrollon një armë gjahu. Në pamje të tjera ai shihet duke ikur nga vendi i ngjarjes me armën ende në dorë.

Ministri turk i Drejtësisë, Akın Gürlek, ka bërë të ditur se janë ndaluar edhe nëna, babai dhe gjyshi i të dyshuarit. Sipas raportimeve, arma i përkiste gjyshit.

Motivi i sulmit ende nuk është bërë i ditur.

Sipas ligjit turk, 15-vjeçari duhet të paraqitet para gjykatës përpara se të vendoset zyrtarisht për arrestimin e tij.

Ministria turke e Arsimit tha se incidenti e ka “pikëlluar thellë kombin dhe veçanërisht komunitetin arsimor”, ndërsa në Manisa janë dërguar tre hetues kombëtarë për të ndihmuar në hetimin e rastit.

Ky është rasti i tretë i të shtënave në një shkollë në Turqi gjatë këtij viti. Dy sulme vdekjeprurëse të ndodhura në prill shkaktuan reagime të forta në vend dhe u pasuan me masa të reja sigurie për vitin shkollor 2026-2027, përfshirë kontrolle më të rrepta lidhur me armët.

Para këtyre rasteve, Turqia nuk kishte një histori të sulmeve me armë në shkolla.

Në një prej sulmeve të mëparshme, në Kahramanmaraş, një 14-vjeçar vrau nëntë nxënës të moshës 10 dhe 11 vjeç dhe një mësues. Sulmuesi vdiq në vendin e ngjarjes.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika