11 të vrarë në një sulm me armë në Afrikën e Jugut

Të paktën 11 persona janë vrarë në një sulm me armë zjarri në një banesë në KwaMakhutha, pranë qytetit Durban në Afrikën e Jugut.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të martën vonë, kur tre persona të armatosur hynë në një shtëpi dhe hapën zjarr ndaj 14 personave që ndodheshin brenda.

Dhjetë prej tyre u vranë në vendin e ngjarjes, ndërsa katër të tjerë u dërguan në spital teksa njëri prej të plagosurve ndërroi jetë më vonë, duke e çuar në 11 numrin e viktimave, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Policia tha se disa prej viktimave ishin nën vëzhgim për shkak të dyshimeve për përfshirje në aktivitete të paligjshme, por nuk dha detaje të tjera, duke thënë se kjo nuk mund të bëhej publike për të mbrojtur hetimet.

Motivi i sulmit ende nuk është konfirmuar. Megjithatë, autoritetet nuk e kanë përjashtuar mundësinë që ngjarja të jetë e lidhur me një konflikt mes grupeve rivale.

“Informacionet e disponueshme në këtë fazë sugjerojnë se 13 burra dhe një grua, e cila besohet të ketë qenë shtatzënë, po merrnin pjesë në një festë brenda një shtëpie kur tre burra mbërritën dhe hapën zjarr ndaj tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gruaja ishte në mesin e personave që mbetën të vrarë në sulm.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika