1100 raste të reja me kancer në Kosovë që nga fillimi i vitit 2025

Një mijë e njëqind raste të reja me kancer të shënuara në Kosovë nga fillimi i vitit 2025 e deri tani.

Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi në një intervistë për EO.

Sipas tij, ndonëse grupmoshat më të prekura janë ato 50 deri në 60 vjeç, një rritje shqetësuese është vënë re edhe tek ata që ende nuk kanë mbushur këtë moshë.

“Rreth 230 femra për herë të parë janë prekur nga kjo sëmundje dhe ne i kemi në klinikë. Menjëherë vjen kanceri i dytë më i shpeshtë e që është i pari tek kanceri i meshkujve, ai i kancerit të mushkërive, pastaj hyjnë tumoret e organeve gjenitale. Këto tri patologji të këtyre tri sistemeve bëjnë grupin më të madh të sëmundjeve malinje. Ajo çka është e rëndësishme të ceket që grupmoshat ku dominon kanceri në përgjithësi, pra edhe kanceri i gjirit, mushkërive, vazhdon të jetë grupmoshat 50-60 vjet, por këto dy-tri vitet e fundit ka një tendencë që grupmoshat e reja nën 50 vjet të kemi një incidencë më të lartë sesa viteve paraprake”, ka deklaruar Kurtishi për EO.

Drejtori Kurtishi ka bërë thirrje që të mos neglizhohen simptomat dhe kontrollat tek profesionistët, të mos shmangen.

“Të kemi vizita të shpeshta te mjeku, të mos hezitojnë të bëjnë një vizitë te mjeku. Është më mirë të bëjnë një vizitë tek mjeku dhe që ajo të jetë shkak që sëmundja të zbulohet herët. Të mos i neglizhojmë simptomat për çfarëdo ndryshimi që shfaqet në trupin tonë, të mos marrim mendime nga persona jo kompetentë dhe as të bëhemi mjek i vetvetes”, deklaroi ai.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika