111 vite Polici e Shtetit, Balla: Reformim me inteligjencën artificiale

Policia e Shtetit

Policia e Shtetit shënoi 111 vite nga themelimi i saj. Në këtë përvjetor u realizua një ceremoni e posaçme me prezencë edhe të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, i cili nënvizoi nevojën për reformimin brenda strukturave policore, më ndihmë të inteligjencës artificiale.

“Na duhet të vazhdojëm të thellojmë reformat që të forcojmë në nivel edhe më të lartë aleancën me qytetarët. Jetojmë në kohën e inteligjencës artificiale dhe shumë shpejtë do të kemi edhe në Policinë e Shtetit modele të reja të përdorimit të inteligjencës artificiale në përmirësimin e punës hetimore.”

Balla njoftoi se rritja e pagës për efektivët e policisë do të nisë që nga muaji korrik.

“Në këtë rritje historike pagash në sektorin publik që do të realizojmë në 1 Korrik forca e Policisë së Shtetit të jetë me vlerësuara edhe për shkak të nevojës që kemi për të nxitur dhe për të dinamizuar edhe më shumë punën e punonjësve të Policisë së Shtetit.”

Një nga prioritetet e policisë së shtetit mbetet lufta e krimit brenda familjes, një fenomen që vijon të mbetet në ‘numër shqetësues’ për të cilin ministri i Brendshëm kërkoi më shumë vëmendje nga strukturat policore, raporton Klan News.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika