Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka nënshkruar marrëveshjet me kryetarët e komunave përfituese nga skema e Grantit të Performancës Komunale.

Sipas njoftimit, komunat përfituese janë Drenasi, Istogu, Lipjani, Mamusha, Mitrovica e Jugut, Parteshi, Prizreni, Suhareka, Dragashi, Juniku, Kaçaniku, Klina.

Ndërsa vlera totale e këtij granti thuhet se është rreth 8 milionë euro.

“Bazuar në këtë grant do të financohen projekte të cilat kanë për qëllim zhvillimin ekonomik lokal, gjithpërfshirjen dhe dixhitalizimin e shërbimeve komunale”, thuhet në njoftimin e MAPL-së.