12 minatorë lëndohen nga acidi sulfurik, dy prej tyre me lëndime serioze në sy

Janë lënduar 12 minatorë të Trepçës nga acidi sulfurik, dy prej tyre kanë lëndime serioze të syve, të cilët pas trajtimit në Emergjencë janë transferuar ne repartin e Oftalmologjisë

Gjatë ditës së sotme, rreth orës 13:00, ka ndodhur një incident në Minierën e Trepçës, ku ka pasur rrjedhje kimike të acidit sulfurik, dhe si pasojë janë lënduar 12 minatorë.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha.

Berisha ka thënë se 10 minatorë do të lirohen nga spitali dhe dy të tjerë do të vazhdojnë trajtimin në këtë spital.

Ai ka thënë se dy minatorët që do të vazhdojnë trajtimin, kanë lëndime serioze të syve (djegëje kimike me acid sulfurik), të cilët pas trajtimit në repartin e Emergjencës janë transferuar ne repartin e Oftalmologjisë së Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë për trajtim të mëtutjeshëm.

Berisha ka thënë se të gjithë minatorët janë jashtë rrezikut për jetë.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika