12 pushues nga Kosova helmohen në Shëngjin

Mjeku i Spitalit të Lezhës ka bërë të ditur se 12 pushuesit nga Kosova që ishin helmuar ditën e enjte në Shëngjin tashmë janë në gjendje të mirë shëndetësore

Foto ilustruese

Një grup prej 12 pushuesish nga Kosova, të cilët qëndronin në një hotel në Shëngjin, kanë përjetuar probleme shëndetësore dhe kanë përfunduar në spital të enjten.

Pas trajtimit mjekësor, ata tashmë janë jashtë rrezikut për jetën dhe janë liruar nga spitali i Lezhës.

Sipas informacioneve të dhëna nga spitali i Lezhës, pushuesit kanë shfaqur simptoma si marrje mendsh, dobësi e theksuar trupore dhe dhimbje koke, megjithatë nuk raportohet të kenë pasur të vjella.

Parametrat e tyre kishin qenë në përgjithësi të mira, përveç një tensioni të ulët.

Spitali i Lezhës ka thënë se pas trajtimit, ata janë liruar.

“Ditën e djeshme janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Lezhës, rreth 12 persona që vinin nga një hotel, të cilët si ankesa kishin marrje mendsh, dobësi të theksuara trupore, dhimbje koke, por pa të vjella. Me parametra të mirë, përveç një tensioni të ulët, kur janë paraqitur në urgjencë, janë marrë analizat dhe i është dhënë ndihma mjekësore. Pasi i është dhënë ndihma, të gjithë janë përmirësuar dhe në përgjithësi analizat kanë dalë mirë. Aktualisht nuk ka të shtruar në spital, pasi kanë marrë ndihmën janë larguar nga urgjenca”, ka njoftuar një mjek për mediumin shqiptar, Top Channel.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka thënë se nuk bëhet fjalë për helmim nga ushqimet, por për një problem me preparatin e përdorur për dezinfektimin nga mushkonjat.

Dyshohet se ky preparat mund të jetë përdorur me një koncentrat të fortë, dhe gjatë periudhës së mungesës së energjisë elektrike nga ora 4 deri në 6:30 të mëngjesit, temperaturat e larta kanë bërë që ndikimi të jetë më i madh.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika