12 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bëhet e ditur se 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar 12 raste të reja dhe anjë person të vdekur nga COVID-19 në Kosovë.

Numri i të infektuarve vjen nga 477 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar, gjithsej, 21 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë, gjithsej, 148.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 128 persona kundër Coronavirusit.

Ndërkaq, 902 mijë e 933 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 822 mijë e 891.

Ndryshe, numri i marrjes së dozave të treta apo përforcuese ka arritur në 102 mijë e 604.

Janë një milion e 828 mijë e 610 doza të administruara në total.

Një ditë më parë, më 23 maj, në Kosovë është raportuar vetëm një rast me Covid-19, dhe asnjë person nuk e ka humbur jetën.

Statistikat të publikuara nga faqja zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë, në Facebook

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika