Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se brenda 24-orëve janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19.

Të shëruar në 24 orët e fundit nga koronavirusi janë 21 persona.

Po ashtu, IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 42 testime për Covid-19.

Ndërsa, aktualisht në Kosovë janë 184 raste aktive.

Të dhënat e IKSHPK-së

Ndërkaq, një ditë më parë, më 12 mars, nga 109 testime për Covid-19 janë shënuar 22 raste pozitive.

Kujtojmë se më 13 mars janë bërë tre vjet që kur është raportuar rasti i parë me koronavirus në Kosovë.