12 të lënduar gjatë protestës, një polic dhe 11 protestues

Dymbëdhjetë persona janë lënduar gjatë protestës së zhvilluar të hënën në Prishtinë, ku pati përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka bërë të ditur se në mesin e të lënduarve është një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe 11 civilë.

Sipas Sylës, shumica e rasteve kanë të bëjnë me pasojat e gazit lotsjellës, ndërsa dy persona kanë pësuar lëndime prerëse në pjesë të ndryshme të trupit.

“Janë të lënduar 12 persona, prej tyre një polic dhe 11 civilë. Shumica prej tyre janë ankuar në veprimet e gazit lotsjellës. Dy prej tyre kanë pasur lëndime prerëse në pjesë të ndryshme të trupit. Të gjithë janë trajtuar në Qendrën Emergjente dhe pas trajtimit janë lëshuar shtëpi”, ka thënë Syla.

Ai ka sqaruar se nuk ka pasur raste me lëndime të rënda dhe se të gjithë të lënduarit janë liruar pas marrjes së trajtimit mjekësor.

“Po nuk pati lëndime të rënda. Kryesisht janë lëndime të lehta. Lëndimet për shkak të gazit lotsjellës këtu janë, ato kanë qenë dominuese. Edhe janë trajtuar tek ne edhe në Klinikën e Oftalmologjisë dhe pastaj janë lëshuar shtëpi”, është shprehur Syla.

Sipas tij, personat e lënduar kanë qenë të moshave të ndryshme, nga adoleshentë deri në rreth 40 vjeç.

Syla ka sqaruar gjithashtu se Qendra Emergjente nuk ka ofruar shërbime mjekësore në terren gjatë protestës, pasi intervenimet në terren janë kryer nga Ndihma e Shpejtë, përkatësisht Emergjenca e Qytetit.

“Ne nuk jemi duke ofruar shërbim në terren, sepse atje trajtim ofron Ndihma e Shpejtë, Emergjenca e Qytetit. Ne ofrojmë shërbim vetëm në Qendrën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika