12 të vdekur dhe 23 të zhdukur nga zjarri pyjor në Spanjë

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën, ndërsa 23 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur si pasojë e një zjarri të madh pyjor në rajonin e Andaluzisë, në jug të Spanjës.

Lajmin e konfirmoi presidenti i Andaluzisë, Juanma Moreno, i cili tha se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga rrëzimi i një linje të energjisë elektrike. Flakët më pas u përhapën me shpejtësi në zonat e pyllëzuara përreth Los Gallardos, në provincën e Almerías, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Sipas një zyrtari lokal, të dhënat paraprake tregojnë se katër prej viktimave janë shtetas britanikë.

Trupat e 12 viktimave u gjetën në dhe rreth fshatit Bédar, pranë Los Gallardos, ndërsa qindra zjarrfikës dhe ekipe emergjente vazhdojnë përpjekjet për ta vënë zjarrin nën kontroll.

Vala e vazhdueshme e të nxehtit, me temperatura që kanë arritur rreth 40 gradë Celsius, ka nxitur shpërthimin e zjarreve në disa vende të Evropës Jugore. Përveç Spanjës, zjarrfikësit po përballen me vatra të mëdha zjarri edhe në Francë dhe Portugali, ku mijëra banorë janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Të fundit nga rubrika