13 ish-zyrtarë policorë të veriut, shpallen fajtorë për kontrabandim të mallrave
Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka shpallur fajtorë 13 ish-zyrtarët policorë që punonin në veri, për kontrabandim të mallrave. Aktakuza kundër 20 zyrtarëve të policisë, që fillimisht kishte përfshirë 33 të akuzuar, është ngritur nga Prokuroria Speciale në maj të vitit 2020, ndërsa rasti ndaj disa prej të akuzuarve është veçuar, e disa të tjerë […]
Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka shpallur fajtorë 13 ish-zyrtarët policorë që punonin në veri, për kontrabandim të mallrave.
Aktakuza kundër 20 zyrtarëve të policisë, që fillimisht kishte përfshirë 33 të akuzuar, është ngritur nga Prokuroria Speciale në maj të vitit 2020, ndërsa rasti ndaj disa prej të akuzuarve është veçuar, e disa të tjerë kanë ndërruar jetë.
13 të dënuarit nga Gjykata janë:
Zvezdan Spasojeviq – me 3 vjet burgim,
Biljana Nedeljkoviq – me 2 vjet e 3 muaj
Miljan milenkoviq – me 1 vjet e 10 muaj burg
Albert Maxhuni -2 vjet burgim
Abdurrahim Haxhiq- 2 vjet burgim
Ramadan Mustafiq -2 vite burgim
Jasna durleviq -1 vjet e 10 muaj burgim
Zenel Bahtiri -1 vjet e 8 muaj burgim
Ali Pllana me dënim – 1 vjet e 8 muaj burgim
Reshat Kuçi – 2 vjet burgim
Vukadin Tomasheviq – 1 vjet e 6 muaj burgim
Burim Merovci – 6 muaj burgim
Blagoje lazoviq -1 vjet e 6 muaj burgim.















