13 persona humbin jetën në Rusi, shkak i përplasjes së një avioni në një ndërtesë banimi
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën tani pasi një aeroplan bombardues rus është përplasur në një bllok apartamentesh në qytetin jugor rus, Yesk. Dy pilotët e avionit Su-34, të cilët po bënin një fluturim stërvitor, u hodhën me parashutë përpara se avioni të godiste ndërtesën, raporton BBC. Ekipet e shpëtimit rishikuan numrin e viktimave […]





Të paktën 13 persona kanë humbur jetën tani pasi një aeroplan bombardues rus është përplasur në një bllok apartamentesh në qytetin jugor rus, Yesk.
Dy pilotët e avionit Su-34, të cilët po bënin një fluturim stërvitor, u hodhën me parashutë përpara se avioni të godiste ndërtesën, raporton BBC.
Ekipet e shpëtimit rishikuan numrin e viktimave pasi përfunduan kërkimin e tyre në rrënoja, tha ministria ruse e emergjencave.

Në mesin e viktimave ishin edhe tre fëmijë.
Zyrtarët thanë se 68 u shpëtuan nga zjarri në bllokun nëntëkatësh.
Nëntëmbëdhjetë persona të plagosur po trajtohen pas aksidentit të së hënës në mbrëmje.
“Sipas një raporti nga pilotët, të cilët u larguan nga avioni, arsyeja e rrëzimit ishte një zjarr në një nga motorët gjatë ngritjes”, tha ministria ruse e mbrojtjes.
“Në pikën ku u rrëzua avioni Su-34, në oborrin e një blloku banimi, furnizimi me karburant i avionit mori flakë”, është thënë ndër të tjera.
Qyteti port i Yeysk shtrihet pranë zonës së luftës lindore të Ukrainës, përtej Detit Azov nga qyteti i shkatërruar i Mariupolit.
Ai është përdorur si një terren kryesor trajnimi për aviacionin detar të Rusisë.




















