13 sportistë nga Kosova marrin pjesë në “EYOF Banska Bystrica 2022”

Është publikuar lista e sportistëve shqiptarë që do të marrin pjesë në Festivalin Veror Olimpik Evropian “EYOF Banska Bystrica 2022”, i cili do të zhvillohet gjatë 24-30 korrik 2022

Lista e sportistëve pjesëmarrës në “EYOF Banska Bystrica 2022”

Ekipi i Kosovës për të rinj do të jetë pjesëmarrës në Festivalin Veror Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF), duke filluar nga 24-30 korrik 2022.

Ky festival do të mbahet në qytetin Banska Bystrica të Sllovakisë. Ekipi i Kosovës përbëhet nga 13 sportistë nga shtatë sporte të ndryshme.

Sporti i atletikës përbëhet nga tre garues, xhudo, noti, tenisi dhe badminton përbëhet nga dy garues, ndërsa çiklizmi dhe gjimnastika artistike nga një garues.

Në këtë festival, pjesëmarrësit janë të moshës 15-18 vjeç.

Banska Bystrica 2022 ishte e planifikuar të mbahej vitin e kaluar, por është shtyer për shkak të pandemisë COVID-19 dhe shtyerjes së Lojërave Olimpike Tokyo 2020.

Në EYOF, Kosovën e ka përfaqësuar dhe tenistja e gjyqtarja, Blearta Ukëhaxhaj, e cila do të jetë në cilësinë e ambasadores së re olimpike. Ukëhaxhaj është e pëzgjedhur nga programi për Ambasadorët e Rinj Olimpik të Evropës (EYOA).

 

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika