13 zyrtarë policorë certifikohen për Mbrojtje të Afërt

Këtë të premte është mbajtur ceremonia e diplomimit për 13 zyrtarët policorë, të cilët përfunduan trajnimin për Njësinë e Mbrojtjes së Afërt

Këtë të premte është mbajtur ceremonia e diplomimit për 13 zyrtarët policorë, të cilët përfunduan trajnimin për Njësinë e Mbrojtjes së Afërt.

Në njoftimin e policisë është bërë e ditur se ceremonia është mbajtur në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.

Zyrtarët policorë thuhet se kanë mbajtur trajtimin 12-javor nga instruktorë të Policisë së Kosovës të certifikuar ndërkombëtarisht.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të pranishëm në ketë ceremoni të diplomimit ishin drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Hoxha, Kastriot Jashari nga AKSP-ja, menaxhmenti i lartë i PK-së si dhe eprorë e zyrtarë nga Departamenti i Njësive Speciale të PK-së.

“Të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua drejtori i PK-së kolonel Hoxha, i cili uroi zyrtarët për përfundimin e këtij trajnimi ndër më sfiduesit në Policinë e Kosovës si dhe në të njëjtën kohë i inkurajoi që të punojnë me profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika