Avokati Tomë Gashi ka reaguar pas Betimi për Drejtësi e ka publikuar një video ku shihet ish-Prokurori Metush Biraj e kishet ndikaur për t’i zbehur provat në një rast më 130 kg drogë të llojit marihuana.

“Ky Prokuror Metush Biraj e ka pas lenden e Astrit Deharit nja 3 vjet nga dita e vrasjes me 05.11.2016”, ka shkruar Gashi.

Sipas Gashit epror i Birajit kishte qenë Sylë Hoxha.

“Ky Biraj shef e ka pas Sylë Hoxhën i cili tentoj 13 ditë pas vrasjes se Astritit ta mbyll rastin si vetëvrasje”, ka theksuar Gashi.

Sipas Gashit më 5 Nëntor 2023 janë bërë 7 vjet “nga vrasja e Astritit”.

“Konkludimet i bëni ju vet se më kë kishim pasur punën në kërkesën tonë që të ketë drejtësi për Astritin!”, ka përfunduar Gashi.