14 automjete të përfshira në aksidentin në Fushë-Kosovë, disa të lënduar

"Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje mbi urë te ETC-ja sipas informatave fillestare është shkaktuar një aksident trafiku zingjiror ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojë e aksidentit raportohet edhe për persona të lënduar"

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në aksidentin në Fushë-Kosovë janë 14 automjete përfshira, ku si pasojë e kësaj kanë mbetur disa të lënduar.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjini, zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili ka thënë se rruga ku ka ndodhur aksidenti (në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje) do të jetë e mbyllur përkohësisht.

“Rreth orës 06:50 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, Mazgit-Bresje mbi urë te ETC-ja, sipas informatave fillestare është shkaktuar një aksident trafiku zinxhiror, ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojë e aksidentit raportohet edhe për persona të lënduar. Kjo rrugë është bllokuar përkohësisht, përderisa njësitet policore dhe ekipet emergjente kanë reaguar ne vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin dhe trajtimin e personave të lënduar. Lidhur me detaje tjera do të njoftoheni pas raportimeve që do të marrim nga ekipet ne teren. Apelojmë për kujdes gjatë vozitjes në këtë kohë me ngrica dhe mjegull, për t’i shmangur rastet e tilla”, ka thënë Hoxha.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika