14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar 14 raste të reja dhe asnjë person të vdekur nga COVID-19 në Kosovë.

Numri i të infektuarve vjen nga 883 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe  Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar, gjithsej, 26 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë, gjithsej, 497.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 165 persona kundër Coronavirusit.

Ndërkaq, 901 mijë e 951 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 821 mijë e 281.

Ndryshe, numri i marrjes së dozave të treta apo përforcuese ka arritur në 100 mijë e 750.

Janë një milion e 824 mijë e 150 doza të administruara në total.

Një ditë më parë, më 13 prill, në Kosovë asnjë person nuk e ka humbur jetën nga Coronavirusi.

Shija e redaktorit

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Të fundit nga rubrika