Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 317 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot numërohen 9 të shëruar duke shënuar në total  225.169 të shëruar.

Ndërkaq, deri më sot, 823.106 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërsa deri tani,  janë dhënë 102.787 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.