14 vjet burgim ndaj dy të akuzuarve për dhunim
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj A.O dhe D.Rr, duke i dënuar me 14 vjet burgim (së bashku), lidhur me akuzën për dhunim. Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga kjo Gjykatë, ku thuhet se të njëjtëve iu vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit në […]
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj A.O dhe D.Rr, duke i dënuar me 14 vjet burgim (së bashku), lidhur me akuzën për dhunim.
Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga kjo Gjykatë, ku thuhet se të njëjtëve iu vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit në fjalë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“I akuzuari A.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë) vitesh, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, dhe i akuzuari D.RR është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) vitesh, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, gjithnjë sipas kësaj komunikate.
A.O dhe D.Rr., akuzoheshin se kanë kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227, paragrafi 4, pika 4.7 lidhur me paragrafi 1 të Kodit Penal.
Në njoftim thuhet se të akuzuari A.O dhe D.Rr obligohen t’i paguajnë shpenzimet e procedurës penale, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 100 euro (secili veç e veç), kurse në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50 euro (secili veç e veç),
Po ashtu, në emër të ekspertizës së Institutit të Psikiatrisë Forenzike, detyrohen të paguajnë shumën prej 450 euro, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
E dëmtuara udhëzohet që kërkesën pasurore juridike ta paraqesë në kontest të rregullt juridiko-civil.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes kësaj gjykate.















