14-vjeçari vret tetë nxënës dhe rojën e shkollës në Beograd

Një nxënës i klasës së shtatë të një shkolle fillore në Beograd, hapi zjarr ndaj ekipit të sigurisë dhe nxënësve, duke lënë të vdekur tetë fëmijë dhe rojën e shkollës

Tetë fëmijë dhe roja e shkollës janë vrarë nga të shtënat që ndodhën mëngjesin e sotëm në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd, ka njoftuar Ministria e Brendshme e Serbisë.

Në mëngjesin e sotëm, kryeqyteti serb u trondit nga të shtënat në një shkollë fillore, ku një nxënës 14-vjeçar ka hyrë në një klasë në orën e historisë dhe ka qëlluar pa ndalur, duke lënë të vdekur tetë nxënës dhe rojën e shkollës.

Shtatë nxënës kanë mbetur të plagosur dhe po trajtohen në spital.

Sipas mediave serbe, ai kishte veshur një kapuç të zi në kokë dhe po ecte i qetë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Mediat raportojnë se i mituri nuk ishte i vetëm kur kreu masakrën, ai ka qenë së bashku me 6 të tjerë, të cilët kanë qenë të gjithë nën efektin e lëndëve narkotike.

Mësohet se i mituri që kreu masakrën është student shembullor dhe prindërit e tij janë pjesë e “bluzave të bardha”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika