15 operimet më të ndërlikuara në shëndetësi u kryen ditën e djeshme në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

15 operacionet më të ndërlikuara u kryen në Spitali e Përgjithshëm të Pejës vetëm të hënen e 12 marsit

Spitali i Përgjithshëm i Pejës, kryen me sukses 15 operacione

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, gjatë ditës së djeshme (12 mars), janë kryer 15 operacionet më të ndërlikuara në shëndetësi. Këtë e ka bërë të ditur vetë ky institucion përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

Spitali i Përgjithshëm i Pejës gjatë ditës së djeshme ka kryer gjithsej 575 vizita.

Vetëm ditën e djeshme kanë qenë të shtrirë 53 pacientë. Kanë kryer me sukses një lindje (një djalë), 294 pacientë kanë kryer 3 mijë e 492 analiza, 43 Dializa, 73 rëngene, 44 ultra zëra, 13 CT-ja, 13 rezonanca magnetike, 2 mamografi dhe 55 shërbime Fiziatrike.

“Heqja e një pjesë të sëmurë ose të dëmtuar të trupit, heqja e një trupi të huaj nga trupi, apo vendosja e duhur e një organi për të funksionuar siç duhet, janë operacionet më të ndërlikuara në shëndetësi. 15 operime të ngjashme janë kryer dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë”, thuhet në një njoftim në rrjetin social Facebook.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika