15 persona humbin jetën në Ekuador, shkak e një përleshjeje në burg

Të martën, 15 persona kanë humbur jetën dhe 21 persona janë plagosur si pasojë e një përleshjeje në një burg në Latacunga, Ekuador

Pamje të disa personave duke pritur lajme për të dashurit e tyre në Latacunga, Ekuador. Foto: Reuters





Të paktën 15 të burgosur u vranë dhe 21 të tjerë u plagosën si pasojë e një përleshjeje në një burg në qytetin e Latacunga të Ekuadorit.

Kështu bëri të ditur të martën e 4 tetorit, agjencia e burgjeve, Snai e cila ka deklaruar se këto sulme vdekjeprurëse në burg vijnë për shkak të luftimeve në mes të bandave të drogës, raporton Reuters.

Autoritetet në Latacunga po punojnë për identifikimin e trupave, ndërsa Oswaldo Coronel, guvernator i provincës Cotopaxi, e cila përfshin Latacunga, u tha gazetarëve se siguria është vendosur.

Burgu ndodhet 80 km në jug të kryeqytetit Quito.

Vitin e kaluar, 316 të burgosur vdiqën gjatë trazirave në burgje të ndryshme anembanë Ekuadorit.

Në muajin korrik, 13 të burgosur u vranë në një burg në Santa Domingo, vetëm dy muaj pasi dhuna në të njëjtin institucion vrau 43 persona në muajin maj.

Komisioni Ndër-Amerikan për të Drejtat e Njeriut ka thënë se sistemi i burgjeve të Ekuadorit është dëmtuar nga braktisja e shtetit dhe mungesa e një politike gjithëpërfshirëse, si dhe kushtet e këqija për të burgosurit.

Burgjet e vendit strehojnë rreth 33 mijë e 500 njerëz dhe janë 11.3 për qind përtej kapacitetit maksimal, sipas shifrave zyrtare.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika