15 persona marrin tretman mjekësor – Policia jep detaje për zjarrin në Prishtinë

Policia e Kosovës në raportin ditor ka njoftuar se "“Eshtë raportuar se është përfshirë nga zjarri një podrum i përbashkët i tri objekteve banesore, ku si pasojë nga zjarri është përfshirë një veturë , janë dëmtuar rreth tetë vetura të tjera, si dhe 15 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të panikës dhe tymit"

Fotografi ilustruese vetura duke u djegur

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth 15 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas përfshirjes nga zjarri një veturë si dhe janë dëmtuar rreth tetë vetura të tjera në Prishtinë.

Në raportin ditor të PK-së bëhet e ditur se zjarri ka ndodhur në një podrum të përbashkët të tri objekteve banesore në rrugën “Ali Vitija”, në Prishtinë.

Policia rastin e ka cilësuar rastin si “ zjarrvënie/shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

“Eshtë raportuar se është përfshirë nga zjarri një podrum i përbashkët i tri objekteve banesore, ku si pasojë nga zjarri është përfshirë një veturë , janë dëmtuar rreth tetë vetura të tjera, si dhe 15 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të panikës dhe tymit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të cilat e kanë lokalizuar zjarrin si dhe njësia e KEDS-it të cilët kanë bërë shkyçjen e rrymës nga objekti”, thuhet në raport.

Tutje thuhet se rasi është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.

 

Disa persona marrin tretman mjekësor – Policia jep detaje për zjarrin në Prishtinë

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika