15 raste të reja me COVID-19

128 persona mbeten aktivë me COVID-19 ndërsa përgjatë 24-orëve të fundit, janë shënuar 15 raste të reja. Ndërkaq, janë vaksinuar 29 persona

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 203 testime në total, kanë rezultuar 15 raste të reja me COVID-19 janë raportuar përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Nga COVID-19 janë shëruar 25 persona ndërkaq nuk është shënuar asnjë vdekje.

Raste aktive mbeten 128 persona ndërsa brenda 24-orëve të fundit janë vaksinuar 29 persona.

Që nga fillimi i vaksinimit, në Kosovë, janë administruar 1 milion e 835 mijë e 944 doza të vaksinës.

Me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 904 mijë e 236 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 824 mijë e 625 të tjerë, me dozën e tretë janë vaksinuar 105 mijë e 104 të tjerë dhe me dozën e katërt janë vaksinuar 1 mijë e 774 të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen ngase ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve të reja me COVID-19, dhe vaksinimi sipas MSH-së, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infeksionin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika