15 të vdekur dhe 22 të plagosur nga aksidenti rrugor në Turqi

Në një aksident rrugor i cili ka ndodhur në mes të një autobusi dhe një ambulance në Turqinë juglindore, pesëmbëdhjetë persona kanë mbetur të vdekur dhe 22 të lënduar

Pamje nga aksidenti

Pesëmbëdhjetë persona kanë mbetur të vdekur dhe 22 të lënduar në një aksident rrugor në Turqinë juglindore.

Aksidenti ka ndodhur në mes të një autobusi dhe një ambulance, ka bërë të ditur guvernatori rajonal, të shtunën.

Pamje nga aksidenti

“Në total, 15 nga qytetarët tanë vdiqën dhe 22 u plagosën …. në një aksident që përfshin një autobus, një ekip urgjence dhe një ambulancë … midis Gaziantep dhe Nizip”, tha Davut Gul, guvernatori i provincës Gaziantep.

Ndërkaq, Agjencia e lajmeve “DHA” ka raportuar se një ambulancë, një kamion i zjarrfikësve dhe një autobus që transportonte gazetarë u goditën nga një autobus me pasagjerë.

“Tre zjarrfikës, dy punonjës të urgjencës dhe dy gazetarë janë midis të vdekurve,” ka bërë të ditur më tej guvernatori i Gaziantepit.

Fotot e DHA-së treguan pjesën e pasme të një ambulance të shqyer dhe mbeturinat metalike të shpërndara përreth saj.

Pamje nga aksidenti

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika