15 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO

Me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, presidenti shqiptar, Bajram Begaj ka theksuar se kjo është një ndër datat më të rëndësishme të historisë kombëtare

Foto ilustrim

Sot, më 1 prill është 15-vjetori anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, një moment historik që jetësoi vizionin euroatlantik të popullit shqiptar për të qenë pjesë e Aleancës ushtarake më të fuqishme të kohës sonë.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me këtë rast ka shprehur mirënjohjen për këtë moment të rëndësishëm për vendin, duke e cilësuar anëtarësimin në NATO si një realizim të aspiratave të kahershme të popullit shqiptar për të përjetuar përkatësinë perëndimore.

Ai për këtë moment e ka përmendur edhe heroin kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, si një strateg i aleancës së parë politiko-ushtarake me Perëndimin.

“Ky anëtarësim realizoi aspiratën e kahershme të popullit shqiptar, duke e kthyer atë te përkatësia e vet perëndimore, e mishëruar që në filozofinë e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit, si strateg i aleancës së parë politiko-ushtarake me Perëndimin”, ka shkruar Begaj në Facebook.

Presidenti Begaj ka falënderuar popullin shqiptar, SHBA-në dhe aleatët për mundësimin e këtij anëtarësimi, ndërkohë që ka theksuar rolin e Shqipërisë në sigurinë e vendit, rajonit dhe hapësirës Euroatlantike gjatë këtyre 15 viteve.

Gjatë këtyre viteve, siç ka thënë ai, Shqipëria ka sjellë më shumë siguri për vendin dhe rajonin duke kontribuar në misione paqeruajtëse dhe operacione të NATO-s, si: Afganistani, Iraku, Bosnja, Kosova, Bullgaria, Letonia dhe Deti Egje.

Në fund, presidenti Begaj ka bërë thirrje për vazhdimin e bashkëpunimit me aleatët në mbrojtjen e lirisë dhe në kontributin për një botë paqeje.

Shija e redaktorit

Kosova mposhtë Lituaninë

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës...

Imer Mushkolaj kolumnist i rregullt në Dukagjini.com

Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini. Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën...

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Të fundit nga rubrika