15 vjet nga marrëveshja, Kurti: Serbia nuk e dorëzoi as kopjen e dokumentacionit kadastral

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Serbia ende nuk ia ka dorëzuar Kosovës dokumentacionin kadastral, ndonëse marrëveshja për këtë çështje është nënshkruar më 2 shtator 2011.

Gjatë pjesëmarrjes në eventin përmbyllës të projektit PIAKOS, të organizuar nga Qendra për Avokim dhe Trajnim (ATRC) dhe Banka Botërore, Kurti ka thënë se kanë kaluar 15 vjet nga marrëveshja, ndërsa Serbia nuk ka dorëzuar as kopjen e dokumentacionit.

“Janë bërë më shumë se 15 vjet që Serbia nuk na ka dorëzuar dokumentacionin kadastral, edhe pse marrëveshja ndërshtetërore është nënshkruar më datë 2 shtator 2011. Pra, në muajin e kaluar janë bërë 15 vjet që Bashkimi Evropian u ka dhënë 2 milionë euro donacion, e ata s’na e kanë dorëzuar as kopjen e dokumentacionit kadastral, se le më origjinalin”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri ka theksuar se, pavarësisht kësaj çështjeje, institucionet e Kosovës dhe shoqëria civile po vazhdojnë bashkëpunimin për përmirësimin e shërbimeve kadastrale dhe zgjidhjen e problemeve pronësore të qytetarëve.

“E pavarësisht kësaj vështirësie e këtyre sfidave, Agjensioni Kadastral, qeveria e ministrit edhe për planifikim hapësinor, institucionet e shtetit dhe shoqëria civile po punojnë bashkë që të bëjnë më të mirën e mundshme për qytetarët e Republikës”, ka shtuar Kurti.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika