16 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bëhet e ditur se nga 593 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se të dielën nga 593 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Të dielën janë shëruar 27 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 767.

Në total numri i rasteve aktive është 328.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 31 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë një milion e 827 mijë e 810 doza të vaksinës.

Deri më sot, 822 mijë e 581 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërsa, doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19, deri më sot, janë dhënë 102 mijë e 338.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika