16 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

16 raste të reja me COVID-19 janë raportuar në Kosovë të hënën e 18 prillit

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar 16 raste të reja dhe asnjë person të vdekur nga COVID-19 në Kosovë.

Numri i të infektuarve vjen nga 589 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe  Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar, gjithsej, 25 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë, gjithsej, 472.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 20 persona kundër Coronavirusit.

Ilustrim

Ndërkaq, 902 mijë e 063 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 821 mijë e 438.

Ndryshe, numri i marrjes së dozave të treta apo përforcuese ka arritur në 100 mijë e 906.

Janë një milion e 824 mijë e 575 doza të administruara në total.

Një ditë më parë, më 17 prill, në Kosovë asnjë person nuk e ka humbur jetën nga Coronavirusi.

Të dhënat nga MSH-ja

Shija e redaktorit

Këngët për nder të gjeniut Andy Warhol

Data e 6-gushtit shënon lindjen e një pop artisti si Andrew Warhol, arti i tij i  mrekullueshëm dhe idetë revolucionare të Warhol ishin padyshim...

“Film n’park”, tradita që i rikthehet Prishtinës

Në zemrën e gjelbërt të kryeqytetit, në mesin e dritave, miqve dhe muzikës, është vendi ku “Film n’park” shënon një rikthim pas kufizimeve nga...

Skender Beck, shqiptari nga Amerika na dërgon tinguj të Rock’n...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi ku dolën shumë artistë të mëdhenjë si Bob Dylan, Jim Morrison, Jimi Hendrix, dhe shumë të tjerë, nga...

Më të lexuarat

Babai i Marigona Osmanit: Në qoftë se Marigona do të...

Në Shëngjin kishin qëndruar rreth 3-4 orë, në një bisedë me Dardanin, babait të Marigona Osmanit i ishte dukur si njeri i qetë. Për...

Një person largohet nga një restorant në Pejë pa paguar...

Një person mashkull shihet duke ngrënë mengjes, dhe menjëherë pas përfundimit ai shihet duke u larguar pa komunikuar me ndonjë kamerier nga restoranti. Pamjet e...

Babai i Marigona Osmanit: Nëna e Krivaqës më thoshte kam...

Muhabi Osmani - babai i të ndjerës, Marigona Osmani, e ka përshkruar këtë të fundit si një vajzë të qetë, të urtë e të...

Të fundit nga rubrika