16-vjeçarja sulmon një nxënës në shkollën “Selman Riza”, në Fushë Kosovë

Një vajzë 16-vjeçare ka sulmuar një nxënës në shkollën “Selman Riza” në Fushë-Kosovë. Lëndime ka pësuar viktima, dhe një polic, i cili kishte rastisur në vendin e ngjarjes, por jashtë detyrës. Sulmi është bërë nga një vajzë, cila njihet si problematike në këtë shkollë

Fjalosja e nisur në lagje mes dy fëmijëve përfundoi me të lënduar në hapësirat e shkollës fillore “Selman Riza” në Fushë-Kosovë.

Pasditen e së hënës në oborrin e kësaj shkolle, nëna së bashku me vajzën e saj dyshohet të kenë sulmuar fizikisht një nxënës mashkull, e më pas kanë sulmuar edhe një zyrtar të Policisë së Kosovës, i cili nuk ishte në detyrë por kishte ndërhyre për të parandaluar rastin.

Se si ndodhi rasti e tregon drejtori i shkollës, Esad Simnica, i cili thotë se tashmë me rastin janë duke u marr institucionet përgjegjëse.

“Dje jemi njoftuar për rastin në fjalë nga Policia ka qenë rast përfshirë mes dy nxënësve njëri është me provime klasore, një vajzë ka kaluar në provime klasore për shkak të problemeve të shumta edhe një fëmija tjetër që edhe ai është problematik paksa, edhe duke shkuar nga shtëpitë vajza është fjalosur dhe ka tentuar që ta rrah fëmijën për fatin e mirë ka qëlluar një polic jo në detyrë dhe e ka penguar këtë rrahje, janë lajmëruar organet kompetente”, tha Esad Simnica – Drejtor i shkollës “Selman Riza”.

Rasti është kualifikuar si lëndim i lehtë trupor, dhe sulm ndaj personit zyrtar, derisa është thënë se e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Kurse e që Prokuroria Themelore në Prishtinë ka thënë se do të kërkojë veprime nga gjykata ndaj të miturës.

“Brenda afatit ligjor prokuroria do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së sigurimit të prezencës së të dyshuarës në procedurë penale”, thonë nga Prokuoria Themelore në Prishtinë.

Drejtori i shkollës shton se nxënësja e cila ka sulmuar fillimisht nxënësin, është problematike dhe se ka qenë në provime klasore në këtë shkolle, jo nxënëse e rregullt.

Me rastin janë marrë edhe Qendra për Punë Sociale në Fushë-Kosovë, e cila thotë se kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme.

“Janë identifikuar hapa e parë edhe ne edhe policia dhe është intervistuar personi i dëmtuar në prezencë puntorit social, ndërsa për palën e cila ka qenë abuzive apo ka shkaktuar dhunë, ndaj personit tjetër ka shkuar në mbajtje”, tha Abaz Xhigolli – Drejtor i QPS-ë në Fushë Kosovë.

Dukagjini ka biseduar edhe me disa nxënës të kësaj shkolle, të cilët kanë thënë parapa kamerës se e njëjta vazhdimisht shkakton probleme në shkollë, dhe se e kishte sulmuar fëmijën duke e kapur për flokë e duke e rrahur me shuplakë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika