Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 vjet burgim Mario Përlleshajn, 14-vjeçarin që vrau të miturin Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli” në vitin 2024.
Babai i viktimës, Angel Cani, e ka përshkruar vendimin si një “rreze drite” për familjen, duke shtuar se dhimbja mbetet e madhe.
“Gjykata bëri drejtësi dhe e trajtoi me dinjitet këtë ngjarje”, deklaroi ai.
Prokuroria kishte kërkuar në nëntor dënim prej 25 vitesh për veprën “vrasje në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave”.
Megjithatë, siç u shpjegua nga prokurorja Alma Felaj, gjykata vendos dënimin përfundimtar, duke respektuar nenin 97 të Kodit Penal, sipas të cilit dënimet për personat nën 18 vjeç nuk mund të kalojnë 12 vite burg.
Ngjarja kishte ndodhur pas një përleshjeje banale mes të miturve, ku u plagos edhe vetë Përlleshaj.
Që nga nëntori i vitit 2024, ai mbahet në institucionin e të miturve në Kavajë.